Që nga sulmi në Banjskë, policia kufitare ka mbyllur mbi 20 rrugë ilegale në veri

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, policia e Kosovës ka mbyllur mbi 20 rrugë ilegale në veri të Kosovës.

Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se disa prej rrugëve janë mbyllur me ekskavator.

“Policia kufitare i ka mbyllë mbi 20 rrugë ilegale, por i ka mbyllë prej rastit të Banjskës deri më sot, pra nuk janë mbyllë sot ato. Disa prej këtyre rrugëve janë mbyllë me ekskavator duke qel gropa, disa me betona”, tha Elshani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, Elshani tha se bastisjet janë kryer në 13 lokacione në veri. Bastisjet janë kryer lidhur me sulmin në Banjskë.

Të ngjashme