Qehaja: Dhuna në shkolla nuk zgjidhet me strategji, rastet të raportohen si individuale e assesi të përgjithësohen

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 10:16 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja po kërkon që dhuna në shkolla të raportohen si individuale e assesi të përgjithësohen si fenomen. Si i tillë, Qehaja ka kërkuar që edhe reagimi i shkollës karshi rasteve të jetë shumë individual, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Qehaja thotë se dhuna në shkolla nuk mund të zgjidhet me një ligj, por që sipas tij ky problem zgjidhet ekskluzivisht me një komunitet qe përfshinë, mësimdhënës prindër e psikolog.

“Dhuna në shkolla vazhdon të jetë ende prezentë mirëpo duhet ta rikujtojmë veten që dhuna ka trajta të ndryshme pra nuk është e kufizuar vetëm në dhunë fizike që ne po debatojmë. Mirëpo shumë më prezentë kemi një dhunë psikologjike, bullizmin, ngacmimet seksuale të gjitha këto që janë prezentë në shkollat tona. Tash kush janë burimet e dhunës, ato mund të jenë të ndryshme mirëpo përgjithësisht janë shumë individuale, pra nuk mund të përgjithësojmë fenomenin, mirëpo duhet të etiketojmë individualisht secilin nga rastet”.

“Andaj edhe reagimi i shkollës karshi rasteve duhet të jetë shumë individual. Nuk është qe ky problem zgjidhet me një dokument, strategji e ligj, mirëpo ky problem zgjidhet ekskluzivisht me një komunitet të shkollës të përkushtuar qe përfshin, mësimdhënës prindër, psikolog, sociolog të cilët në mënyrë shumë individuale targetojnë, identifikojnë e parandalojnë dhunën tek secili nxënës”, tha Qehaja.

“Në parandalim të dhunës rol kyç ka vetë komuniteti shkollës, shkolla si organ i vetëm. Përtej kësaj ndihmë kyçe për ta janë organet e sigurisë, çfarë do organi tjetër nuk gjykoj që mund të kontribuoj më shumë në këtë aspekt tash neve mund të dërgojmë inspektor në shkolla me shiku sa është niveli i sigurisë fizike, mirëpo dhuna është prezentë dhe në përditshmëri në shkollat tona. Andaj edhe reagimi duhet me ardhë prej shkollës dhe jo nga organet nga jashtë, neve duhet të fuqizojmë shkollën dhe përmes shkollës të identifikojmë, parandalojmë dhe reagojmë karshi rasteve të tilla”, tha ai.

Ai ka thënë se e domosdoshme është rritja e numrit të inspektorëve. Ai ka thënë se aktualisht me ata pak inspektorë që janë, i bie që 23 mësimdhënës duhet të presin 20 vite për tu vlerësuar.

“Inspektorët janë kyç në sistemin tonë arsimorë veçanërisht për vlerësimet pedagogjike të mësimdhënësve. Neve për 20 vite ende nuk kemi vlerësime të mirëfillta për performancën e mësimdhënësve dhe kjo për shkak të mungesës së inspektorëve. Aktualisht me ata pak inspektorë që i kemi i bie që 23 mësimdhënës tanë për tu vlerësuar duhet të presin më radhë deri në 20 vite që këta inspektorë të kryejnë vlerësime për të gjithë. Është e domosdoshme që të rrisim numrin e domosdoshme që të bëjmë një riformatim dhe ristrukturim të inspektoratit pasi që edhe inspektorët aktual janë më mungesë të kapaciteteve profesionale dhe si i tillë një ristrukturim i tërë kësaj skeme është i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohemi që inspektimet në shkolla janë valide dhe të besueshme e jo të kontestuara për shkak të mungesës së kredibilitetit dhe profesionalizmit nga vetë inspektorati”, ka thënë Qehaja për EO.

Të ngjashme