Qëllimi është demoralizimi, demobilizimi, që njerëzit të ndihen më të vegjël

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 20:03 | Nga Teutë Rrusta

Rrokada në kohë nga pushteti po na lë në pritje të pasojave. Tashmë jemi të amortizuar. Të ulur. Në përgjumje. Qëllimi është demoralizimi, demobilizimi. Me u ndi njerëzit më të vegjël. Të pasigurtë. E, edhe mos qoftë qëllimi, sigurisht mundet me qenë rezultati. Situatë ideale për qeverinë që kemi.

Letargjia dhe oportunizmi është baseni i votave të këtij pushteti.

Në fund të ditës, përtej ngjarjeve ditore ndodhë një proces paralel që s’na pyet, çfarë shoqërie po bëhemi.

Heshtja ndaj proceseve na imunizon ndaj padrejtësive. Rrezikojmë ta këmbejmë demokracinë e lirinë për hakmarrje. Kjo është ftesë për shtetin me u përzi çdokund, sepse ai ka “legjitimitetin” dhe është efikas në hakmarrje. Ka mjetet. Dhe ti je në grupin e veglave që i duhen. Hakmerret dhe ndaj teje në ditën që nuk bindesh.

Ndërsa mobilizimi ka ndërveprim me situatën, ku edhe atëherë që ndalja e disa proceseve është e pamundur, të paktën minimizon dëmet ose krijon visione të reja. Kris unitetin e versionit zyrtar. Trason rrugë që sot nuk duken të ecshme.

Të ngjashme