Qëllohet me armë zjarri një qen në Obiliq

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Sigurimi në Qendrën e trajnimit në KEK ka njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri.

Policia konfirmon se në vendin e ngjarjes është gjetur një qen i ngordhur dhe dyshohet që është i qëlluar  me armë zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Qendra e trajnimit në KEK, Obiliq 05.12.2022 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i sigurimit ka informuar se ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një qen i ngordhur dhe dyshohet që është i qëlluar  me armë zjarri. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme