Qendra më e madhe në Prishtinë, salla 1 Tetori, tashmë është gati për votim.
Dyert e kësaj qendre janë hapur më kohë, dhe tashmë veç priten që qytetarët të kenë mundësi të votojnë për të preferuarin e tyre.
Menaxheri i kësaj qendre, Avdurrahman Brahimi tha për Klan Kosova, se stafi i komisionerëve dhe vëzhguesve është i kompletuar dhe i gjithë materiali ka arritur me kohë.
Në ketë qendër votojnë përafërsisht 4992 votues.