Qendra e Ndërmarrësisë e Inovacion në UP mbështet të rinjtë në themelimin dhe rritjen e bizneseve

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 09:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

VentureUP, Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit e UP-së ka organizuar garën finale të grupit të dytë të Inkubatorit të StartUP Bizneseve, raporton Ekonomia Online.

Ekipet do të prezantojnë para një jurie të përberë nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë dhe vendor.

Fituesit do të përfitojnë mbështetje financiare dhe mbështetje profesionale me shërbime të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm. 

Arta Istrefi, ka thënë se studentët do të kenë kohë 15 minuta për të prezantuar projektin e tyre.

Ajo më tutje ka thënë se pjesëmarrja në këtë program ju jep të rinjve mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre.

“Janë 15 minuta për  prezantime dhe nuk do të lejohet më shumë se kaq minuta”.

Ajo ka thënë se ky projekt ka rëndësi të madhe sepse iu jep shumë mundësi të rinjve që të zhvillojnë bizneset e tyre.

“Gjithsej janë duke marr pjesë 12 ekipe ku në fund do të shpallen fituesit dhe do të ndahen çmimet”.

Ndërsa në ora 16:45 do të shpallen fituesit ku do të ndahen çmimet si dhe do të mbahen fjalimet.

Gjatë 14 javëve, ekipet në inkubatorin e biznesit kanë ndjekur trajnime në fusha të ndryshme nga trajnerë ndërkombëtarë me renome në fushën e ndërrmarrësisë dhe mbështetjes së bizneseve të reja, raporton EO.

Po ashtu, ekipet janë mentoruar nga mentorë vendorë me përvojë në themelimin dhe rritjen e bizneseve të reja.

Të ngjashme