Qendrat e Mjekësisë Familjare “vërshohen” nga pacientët

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 18:51 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se gjatë muajit të fundit, për shkak të virozave sezonale (gripit sezonal), ka një fluks shumë të shtuar nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Prishtinës. Vetëm në repartin e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, muajin e fundit ka pasur rreth 6000 pacientë

“Ky fluks që ka marrë gati përmasat e një epidemie nga gripi, po vështirëson shumë qasjen dhe kryerjen e shërbimeve të shpejta nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, por edhe punën e personelit shëndetësor nëpër këto qendra”, theksohet në një komunikatë të Komunës së Prishtinës.

“Pavarësisht përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit, është shumë e vështirë që të përballet me qindra qytetarë nëpër çdo qendër gjatë ditës”.

Vetëm në repartin e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, muajin e fundit ka pasur rreth 6000 pacientë. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.5 gjatë një muaji ka pasur mbi 600 dhënie infuzionesh dhe mbi 2500 injeksione në mënyrë që në asnjë moment pacientët të mos referohen dhe maltretohen në qendra të tjera. Kjo situatë është e njëjtë edhe në Qendrat e tjera të Mjekësisë Familjare. Duke pasur parasysh edhe numrin e pamjaftueshëm të personelit shëndetësor dhe fluksin edhe nga pacientë nga Komunat tjera, kjo po e shton akoma më shumë këtë problem.

Komuna e Prishtinës, nën kompetencën e të cilës funksionojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare kërkon mirëkuptimin dhe konsideratën e qytetarëve për stafin shëndetësor, i cili thuhet se është duke e dhënë maksimumin.

qendrat-e-mjekesise-familjare-2 qendrat-e-mjekesise-familjare-1 qendrat-e-mjekesise-familjare-5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme