Qëndrim Kryeziu premton energji bërthamore dhe teknologji në sektorin e energjisë

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se me ardhjen e Bedri Hamzës kryeministër do të punojë për të shtyrë proceset me miqtë amerikanë dhe për të siguruar energji më të lirë pa reduktime.

Ai gjithashtu premtoi se si kandidat do të fokusohet në futjen e teknologjisë moderne në sektorin e energjisë, me theks në energjinë bërthamore.

“Me ardhjen e Bedri Hamzës kryeministër, unë do ta ndihmojë atë që ti shtyjmë këto procese përpara me miqtë e mi amerikanë, nuk do të ketë më asnjëherë reduktime do të ketë energji më lirë. Unë si kandidat do të zotohemi për futjen e teknologjisë në sektorin e energjisë, me fokus do ta kemi energjinë bërthamore”, ka thënë ai.

Të ngjashme