Qeveri ma banale nuk ka pasur Kosova ndonjëherë në historinë e saj të re

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 11:25 | Nga Driton Smakaj

Qeveri ma BANALE nuk ka pasur Kosova ndonjëherë në historinë e saj të re. Edhe nuk besoj që do të ketë.

Para ca kohësh i dogji 100 milionë euro kot duke ua dhënë nga 100 € punëtorëve të sektorit publik, ku të gjithë këta njerëz kanë një jetë mesatarisht stabile.

Ndërsa në anën tjetër dhjetëra mijëra të rinj e të reja pa punë, pa shpresë e ku çdo ditë të vetmen zgjidhje e shohin Evropën.

Me ato 100 milionë euro, një qeveri e përgjegjshme do të kishte mundësuar që me projekte të ndryshme, me i krijuar të paktën 10 mijë vende të reja pune, që në dy vitet pas do të shkaktonte një valë zhvillimi për të krijuar edhe 10 mijë vende tjera pune.

Kjo qeveri banale, në vend të projekteve, prapë po shpërndan euro kot tek sektori publik, duke e diskriminuar totalisht sektorin privat e rrjedhimisht duke i yshtur rininë me ik prej vendit.

Në anën tjetër, marrëzia nuk ka fund.
Kjo qeveri BANALE e rriti edhe tatimin në pronë pa asnjë analizë duke ua vënë lakun në fyt edhe më shumë qytetarëve të vendit. Marrëzia është aq e skajshme, saqë as nuk e dinë që tatimi në pronë në plot vende të Evropës aplikohet vetëm atëherë kur prona ndërron pronar.

Në disa vende tjera deri në 250 mijë euro vlerë nuk ka tatim fare.

Tatimi në pronë duhet të jetë minimal, sidomos në vendet në zhvillim. Nuk është shteti me i ba presion qytetarit me urrejt vendin e vet, por për të ia lehtësuar jetën sa më shumë që është e mundshme.

Ndoshta qeveritarët e rinj besojnë që të gjithë qytetarët e vendit janë si Martini.

Rrofshin trushpërlarët!

Të ngjashme