Qeveria anti-amerikane!

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 21:02 | Nga Kimete Berisha
  • Kryeministri Albin Kurti po kërkon nga serbët të mos largohen nga Institucionet, pasi që ata janë larguar.

Nuk i fton serbët të kthehen në Institucione, i fton të mos i braktisin Institucionet, pasi që i kanë braktisur.

  • Albin Kurti ka kujtuar se mund t’i ndajë serbët ashtu siç i ka ndarë shqiptarët, në shqiptarë të ‘ndershëm’ dhe ‘të pandershëm’!
    Ka shpresuar se ata që janë me të, t’i shtyjë t’i ‘vrasin’ ata që janë kundër tij.

Shpirti e lëshon për një ‘luftë qytetare’ që so t’ia shlyenin 20-të vitet e kaluara.

  • Veç një vurmak i madh e detyron t’ua jap serbëve atë që e kërkojnë: ndarjen e Kosovës.
    Serbët gjithmonë e kanë kërkuar një pretekst për t’u ndarë, por askush deri më tani nuk ua ka dhënë Schlagwort-it.
  • Sipas Albin Kurtit: opozita dhe gazetarët shqiptarë janë me Serbinë.
    Ndërsa, sipas Amerikës, Albin Kurti nuk është me Amerikën.
  • Albin Kurti pranon që ushtarët amerikanë t’i ruajnë kufijtë e Kosovës dhe ta japin jetën për Kosovën, por dyshon se ata po i ruajnë kufijtë e Kosovës (dhe e kanë dhënë jetën për Kosovën) – për interes tē Rusisë.
  • Kujt i shërben kryeministri anti-amerikan Albin Kurti?
    Për kë punon ky!
    Pse e izoloi Kosovën dhe e ktheu prapa!
    …kush po përfiton nga trenia e tij!
  • Albin Kurti është i çmenduri i Bosforit, që e humbi Veriun e Kosovës për targa KM.
    Veriun e japim – për targa!
    Kaq shumë e kanë lodhur rrenat e gjata sa e ka humbur talentin të mashtrojë siç i ka hije.
  • Nuk i duhet Rusisë asnjë anti-amerikan tjetër derisa e ka Albin Kurtin, i cili: ose është psikopat; ose është i shantazhuar.

Se….nevojitet urrejtje e madhe, sa Rusia, për t’u armiqësuar me Amerikën.

  • Shqiptarët nuk i kanë thënë Beogradit ‘PO’, siç thotë Albulena e tërbuar, shqiptarët i kanë thënë PO Amerikës deri më tani, kur Kosova ka degraduar aq shumë sa qeveria Kurti ia bëri me dije krejt botës se Policia e Kosovës nuk është e zonja as një Urë ta ruaj, prandaj pa EULEX-in – nuk bën.
  • Kur Albulena e tërbuar thotë ‘keni bërë gjithmonë qysh ka thënë Beogradi’, për Amerikën e ka fjalën.
  • Amerika, për t’ia dëshmuar Albulenës se nuk është me Rusinë, i tha asaj: Mos rreziko, shtyje vizitën në Amerikë, derisa të bindesh në sinqeritetin amerikan.
  • Qeveria e Albin Kurtit është non-grata për Amerikën.
    Të gjithëve ua refuzuan vizat.

P.S. E, ministri i Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se nga FSK janë larguar 4 serbë.
Jo, tha ministri, pse po i rritni problemet: tre serbë janë larguar, jo katër.
Kali i botës.

Të ngjashme