Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të 11 shtatorit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se duhet pasur parasysh atë çfarë ka bërë ShBA-ja gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“ShBA i kanë pri botës me shpëtimin e jetërave tona të kohërave të vështira të luftës së Kosovës dhe i ka mbrojtë popujt e botës, andaj është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes për familje të viktimave, por edhe përkrahja e popullit të Kosovës për luftën kundër terrorizmit”.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të vendosë Memorial të përhershëm në oborrin e saj, në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në ShBA.