Qeveria e Italisë ka fituar sot votëbesimin duke shtruar rrugën për miratimin e një projektligji që ka për qëllim rritjen ekonomike përmes uljes taksave dhe nxitjes së investimeve.
Parlamentit tash i duhet që ta konvertojë në ligj dekretin e qeverisë i cili fillimisht ka qenë i miratuar në prill dhe i prezantuar si një grup masash për ta forcuar ekonominë e vendit, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
Sipas byrosë kombëtare të statistikave, ISTAT, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë mund të mblidhet përsëri në çerekun e dytë të këtij viti pas recesionit të cekët në fund të vitit 2018.
Votëbesimit qeveria iu ka nënshtruar për të eliminuar kundërshtimin e opozitës ndaj projektligjit dhe për të shpejtuar ecjen e shpejt nëpërmes parlamentit. Nëse do ta humbte këtë votëbesim atëherë qeveria do të duhet të dorëhiqej.