Qeveria e Kosovës “ia merr” FC Ballkanit 80 mijë euro

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i ri i futbollit kosovar, FC Ballkani para disa ditësh iu gëzua një vendimi të Asamblesë Komunale në Suharekë. Me propozimin e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, asamblistët kishin vendosur që t’i ndajnë klubit të Ballkanit një shumë prej 80 mijë euro.

Ky vendim mori jehonë në vend, dhe drejtuesit e klubeve tjera përkrahen vendimin e suharekasëve duke kërkuar që edhe komunat e tyre përkatëse të veprojnë njëjtë.

Por në këtë mënyrë nuk kanë menduar kabineti qeveritar në nivel qendror. Nëpërmjet ministrive respektive e kanë anuluar këtë vendim, duke e dëmtuar FC Ballkanin në vlerën e lartcekur. Kështu Ballkani duhet ti bëjë llogarit për pjesëmarrje në garat evropiane pa ndihmën prej 80.000 eurove.

Këtë informacion për Albaniannews.net, e konfirmoi edhe vet Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Nuk po mundem me kuptu, derisa vendimin e vitit e të kaluar e kishin kaluar, një të ngjashëm tani na e kthejnë prapë. Por kjo është e vërteta, vendimi i Asamblesë për ndihmën ndaj FC Ballkani na kanë kthyer mbrapa nga institucionet qendrore”, ka pohuar Muharremaj.

FC Ballkani, këtë vit është shpallur kampion i Kosovës për herë të parë, derisa ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve do ta zhvillon me 5 korrik ndaj Zalgirisit në Prishtinë, para se ta zhvilloi takimin kthyes në Lituani.

Të ngjashme