Qeveria e Norvegjisë konfirmon vdekjen e shtetasit të saj në Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 18:14 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka konfirmuar sot se një qytetar norvegjez ka ndërruar jetë dje në Kosovë.

Zëdhënësja e ministrisë, Ane Lunde ka konfirmuar për televizionin TV2, se shtetasi i Norvegjisë ka vdekur në një aksident trafiku.

“Ne mund të konfirmojmë se jemi të shqetësuar që një qytetar norvegjez ka vdekur në Kosovë. Të afërmit e personi janë njoftuar”, ka thënë Lunde, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar dje se vdekja ka ndodhur nga një aksident i trafikut, i cili ka ndodhur dje rreth orës 04:50 ,në magjistralen Prishtinë-Ferizaj,te rrethrrotullimi afër “HIB petrolit”.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës BMW me targa të Norvegjisë (F.S. m/sh/shtetas i Norvegjisë , 26 vjeç) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,me pjesën e përparme të automjetit godet rrethin dhe pastaj rrotullohet, me ç’rast pëson lëndime të rënda trupore dhe vdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme