Qeveria e re malazeze shkarkon Artan Kurtin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare

| 09 Nën 2023 | 14:50 | Nga

Qeveria e re e Malit të Zi në seancën e sotme ka shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurti, njoftoi pas seancës kryeministri Milojko Spajiq.

Kurti në korrik të vitit 2022, u emërua në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare nga Qeveria e Dritan Abazoviqit, raporton Klankosova.tv.

Pas emërimit të Kurtit në këtë pozitë, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, në seancën e Qeverisë pati thënë se kishte informacione se Kurti ishte dënuar për tentim vrasje.

Kryeministri i atëhershëm, Dritan Abazoviq në atë kohë kishte theksuar se në dosjen penale nuk ka asgjë lidhur me Kurtin.

Të ngjashme