Qeveria e shpresës vs qeveria e propagandës, mashtrimit dhe dëshpërimit!

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 16:36 | Nga Hisen Berisha

Për të kundërshtuar këto gënjeshtra, qytetarët duhet të analizojnë të dhënat dhe faktet e vërteta.

Duhet të kërkojnë llogari nga qeveritarët për rezultatet dhe premtimet e tyre.

Nëse kjo rritje ekonomike nuk përmirëson jetën e qytetarëve në një mënyrë të dukshme, atëherë është e qartë se ka diçka që nuk shkon.

Në vend që të besojnë të gjitha gënjeshtrat e qeveritarëve, populli duhet të jetë skeptik dhe të kërkojë transparencë dhe llogari nga ata. Vetëm nëpërmjet kësaj forme veprimi mund të shpresojmë për ndryshime të vërteta dhe përparim të vërtetë në vend.

Përndryshe qeveritarët kurtian,me gjuhën e shifrave gjasojnë shumë me personazhët e Gerge Orwell, dhe zë gjithë duket se vuajn nga sindromi “psihologia fantastica”, prandaj duke ia përsëritur vetvetës si frazeoligji autike gënjeshtrat zyrtare si kjo për rritje e zhillim ekomomik, fillojnë ti besojnë edhe vet ato.

Por kjo nuk është më tragjike se fakti që këta mendojnë dhe besojnë se edhe populli është me të njejtat probleme sociopatike dhe i beson gënjeshtrat e tyre.

Qeveria e Kosovës me propogandë po dëshiron të kompenzoj dështimet në të gjitha fushat e qeverisjes në Kosovë.

Nëse i analizojmë eksportet e Kosovës, që nga nënshkrimi i MSA (Marrveshja per Stabilizim Asocim), eksportet e Kosovës moren hov veçanërisht në periudhen e pandemis, për shkak se eksportet kineze u bllokuan të qarkullojnë drejtë Evropes.

Me keto masa, ju hap rruga edhe eksporteve kosovare por, që mjerisht këte rritje e këte bum të eksporteve nuk e percjelli qeveria me politika stimuluese. Ketë vit, sipas të dhënave statistikore mjerisht nuk do ta ruajm rritjen e eksporteve por pritet edhe që të marr kahje negative në raport me vitin paraprak( 2022).

Krejtë kjo për shkak të politikave destimuluese të qeverisë për prodhuesit, ikjes së fuqisë punëtore, problemeve me energji elektrike, ndaljes së investimeve, dhe pengesave të ndryshme që ju bëhen prodhuesve duke perfshirë edhe klimën politike që u kriju në Kosovë, të cilën natyrisht partnerët e jashtëm të biznesit e vlerësojnë si rrethanë.

Rritja e të hyrave doganore ka ardh si pasoj e inflacionit të lart dhe në këte rast importet nuk janë më të mëdha në sasi por si vlerë monetare të hyrat janë më të mëdha, për shembull ti marim të hyrat nga importi i naftës janë më të mëdha, por sasia e naftës është diku për rreth 8% me pak e importuar kjo tregon më së miri se ekonimia e vendit është në stagnim, se çdo vend në zhvillim energjinë e hidrokarbureve dhe energjinë elektrike e ka në rritje. Aspekt tjetër i rritjës ekonomike është edhe transporti ndërkombëtar që ka ndikuar bukur shumë në të hyra, qoftë nga të hyrat e taksave, nga shtrënjtimi dhe numri i madh i biletave, qoftë nga të hyrat nga koncesionimi i aeroportit që ka sinjale se është duke u abuzuar me kontraten koncesionare nga kompania Limak, bashkë me sekserët e qeverisë.

Qeveria propogandon për rritje të ekonomisë dhe unë logjikisht po e shtroj pyetjen nëse kjo rritje ekonomiske, është kthyer në mirëqenie të qytetarëve?

A ka rroga me të mira?
A ka çmime me të lira?
A ka standard jetese më të lartë?
A ka infrastrukturë e rrugë me të mira e të mirëmbajtur?
A ka Arsim e shëndetësi më të mirë?

Po të kishte rritje ekonomike, impakti sajë do afektonte çdo fushë të zhvillimit. Po të kishte rritje ekonomike këto do përktheheshin në mirqenje të qytetarëve!

Por, është i kotë çdo sqarim me kategorinë e qyretarë të cilët kjo qeveri i konsiderën “analfabet funksional” 47%, dhe duan ta pranojnë mashtrimin që ua servon qeveria në vend të shpresës e kthesës, me logjikën se “është më e lehtë për ta, që ti mashtrojnë popullin, se sa për (opozitën, mediat e shoqërinë civile). që ti bindin se janë të mashtruar”. Por, koha është deshmitari më i mirë, të vërtetës.

Të ngjashme