Qeveria e Spanjës jep 15 milionë euro ndihmë për mediet vendëse

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Spanjës ka vendosur që të akordojë një ndihmë prej 15 milionë eurosh për mediat vendase, të cilat kanë pasur probleme ekonomike për shkak të pandemisë së COVID-19.

Edhe pse shikueshmëria dhe interesimi është rritur në vend, sponsorët dhe reklamuesit janë tërhequr, e kjo ka sjellë dëme ekonomike.

Nisur nga situata u vendos që qeveria të ndihmojë mediat që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

Edhe në Shqipëri është bërë thirrje nga Unioni i gazetarëve, por edhe nga Partia Demokratike që qeveria të ndihmojë mediat në vend, të cilat kanë pasur probleme ekonomike për shkak të tërheqjes së bizneseve që reklamojnë.

Të ngjashme