Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ka tërhequr dokumentin për ndryshimin e Politikave Tatimore. Murati ka bërë të ditur se dokumenti që zvogëlonte pagat e të gjithë qytetarëve e kishte bërë gati stafi civil dhe që nuk kishte të bëjë me Qeverinë, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se ka […]
Qeveria e tërheq dokumentin që zvogëlonte pagat e gjithë qytetarëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ka tërhequr dokumentin për ndryshimin e Politikave Tatimore. Murati ka bërë të ditur se dokumenti që zvogëlonte pagat e të gjithë qytetarëve e kishte bërë gati stafi civil dhe që nuk kishte të bëjë me Qeverinë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se ka kërkuar të hiqet dokumenti që kur e ka parë.
“Atë koncept dokument e kanë përgatit stafi civil, dhe nuk është qëndrim i Qeverisë. Kur e kam parë, kam kërkuar që të hiqet” tha Murati.











