Qeveria e VV-së po përhapë dezinformata në mënyrë të organizuar kundër turizmit në Shqipëri

Prishtinë | 21 Kor 2024 | 21:21 | Nga Sali Rexhaj

Shqipëria po shkruan histori me zhvillimin e turizmit, është në top listën e vendeve më të mira në botë.

Kjo po përcillet me investime te mëdha e me ngritje te infrastrukturës në të gjitha anët. Këto ditë po përurohen rruge e ura e tunele të cilat po i lidhin qytetet mes vete dhe po u mundësojnë vizitorëve qasje me të lehte e me komode ne destinacionet e tyre.

Sot erdha nga Durresi ne Velipojë për nje kohe rekorde, ishte lëshuar një rrugë e re e cila shihet vetëm ne Evrope, ndersa tjetra nga Shëngjini për në Velipojë po lëshohej ne qarkullim në shatator. Ura që e lidhe Velipojën me Ulqinin është në ndërtim e sipër. Brenda dy muajve kur isha këtu per herë të fundit, po vërehen ndryshime pozitive shumë të mëdha.

Krejt këto arritje po bëhen edhe me fonde të BE-së, Bankës për Zhvillim…sepse Shqipëria është vend kredibil dhe po bën hapa të mëdhenj me reforma.

Meritat i takojnë mbi të gjitha Edi Ramës, i cili ka një vizon të qartë për Shqipërinë e shqiptarët.

Në anën tjetër, Kosova po ngecë në këtë lëmi, pos pak investimeve private, nuk ka asnjë interesim të qeverisë për zhvillimin e turizmit.

Me nje urë ne Saradran nëpër të cilën nuk kalon njeri i gjallë, dhe me harnimin e urës Kievë – Klinë, si dhe me dërgimin e militantëve me forca policore për t’u larë në Ujman, aq më keq duke i provokuar qytetarët vendas atje dhe duke e rrezikuar jetën e qytetarëve për propagandë partiake, nuk zhvillohet kurrë turizmi. Në një vend ku vizitorët i ruan policia speciale e eksplodojnë bombat, nuk vjen asnjë turist i huaj, përkundrazi ikin edhe ata të cilët rastësisht ndodhen në Kosovë.

Është i tmerrshëm fakti se Qeveria e Kosovës e militantët e VV-së po përhapin rrenë e dezinformata në mënyrë të organizuar kundër zhvillimit të turizmit në Shqipëri, gjë e cila ketu nuk ka asnje efekt, plazhet jane plot e çmimet njëjtë si në Kosovë.

Kosova është perjashtuar nga programet e BE-së dhe eshte vënë nën sanksione të BE-së, NATO-s e SHBA-së, per shkak te politikave antidemokratike e antiperëndimore të qeverisë në ikje.

Shqiptarët nuk ka Zot që i ndanë si në kohen e Titos e Enver Hoxhës, Kurti e qeveria e tij po humbin kohë kot. 🇦🇱❤️🇽🇰

Të ngjashme