Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV003-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 12 mujor në vlerë nominale 25 milionë euro. Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbej për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara 12 muaj më parë.
Në këtë ankand, tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 58.81 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milionë Euro.
Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.
Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë të lartë në qëndrueshmërinë fiskale dhe ekonomike të vendit. Kjo përkthehet në kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV003-17 janë vetëm Bankat: 24.96 milionë euro.