Qeveria ia përshtat tenderin kompanisë së djalit të Latif Gashit

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 08:28 | Nga

Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar para disa ditësh tenderin “Furnizim me implante për Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Kockore”.

Fitues i këtij tenderi është kompania “Layo”, drejtor i së cilës është Fidan Gashi, djali i ish-deputetit të PDK-së, Latif Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Vlera e tenderit për dy lote sillet rreth 1 milion euro.

Këtë kompani MSH-ja e ka shpallur fituese megjithëqë nuk ka qenë më e lira me çmim. Ligji i Prokurimit Publik mbi bazën e të cilit lidhen kontratat për blerje e konsideron një gjë të tillë të jashtëligjshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme