Qeveria ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së grantit me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit “Përmirësimi i Ngrohtores Qendrore në Prishtinë”.
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi tha se projekti është tashmë funksional, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se vlera e kësaj marrëveshje është 2.3 milionë euro. Mirëpo sipas tij, për të vazhduar me këtë projekt dihet të krijohet një ekip që do të merret me këtë marrëveshje.