Qeveria Kurti ka qëndrim të pafrenuar armiqësor ndaj mësuesve e arsimtarëve

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 18:06 | Nga Milazim Krasniqi

Ata që thonë se arsimin e kanë shkatërruar qeveritë e kaluara të Kosovës, ose duan ta amnistojne Serbinë për krimin shtetëror, që ka bërë duke shkatërruar arsimin shqiptar në vitet nëntëdhjetë, ose janë thjesht aq injorantë sa nuk dinë çka flasin.

Pra, arsimin na e pati shkatërruar Serbia. Kjo nuk bën të harrohet e as të relativizohet. Serbia na i mbylli shkollat, Serbia dëboi nxënës, studentë e mësimdhënës nga objektet shkollore e nga puna. Serbia uzurpoi dhe serbizoi pronat shkollore.

Ne si lëvizje për pavarësi dhe si shoqëri iu kundërvumë, me aq sa mundëm, atij projekti shkatërirmtar serb. Shkolla shqipe mbijetoi, por nga lufta doli shumë e shkatërruar.

Qeveritë e pasluftës, veçmas qeveria Thaçi pati bërë shumë për konsolidimin e shkollës shqipe. U ndërtuan qindra shkolla, u rritën rrogat e mësimdhënësve, u krijuan universitete të reja. Natyrisht, ka pasur edhe gabime e dobësi, por kjo ka qenë periudhë e rikonsolidimit, jo e shkatërrimit.

Qeveria Kurti është e para qeveri që ka qëndrim të pafrenuar armiqësor ndaj mësuesve e arsimtarëve. Motivi i kësaj armiqësoe të hapur është ideologjik e politik: ideologjik, sepse mësuesit janë më konservatorë nga natyra dhe nuk janë pjesë e kontigjentti të analfabetëve funksionalë, ndërsa qeveria revolucionare e urren çdo gjë konservatore, kombëtare.

E dyta, duke mobilizuar me urrejtje prindërit e familjet kundër mësuesve e arsimtarëve, qeveria Kurti synon të mbledhë votat e tyre, ndërsa ata si trup elektorl janë më shumi se sa mësuesit. Pra edhe në këtë aspekt kjo është një politikë e ndyrë, sepse konfrontimi i prindërve me mësuesit e arsimtarët, e dëmton cilësinë e arsimit.

Dokrina revolucionare mbështetet në nxitjen e armiqësive në shoqëri. Këtë gjë e bën LVV që nga fillimi. Pse ka pasur sukses, nuk është faji i saj. Është faji i atyre që nuk kanë arritur ta denoncojnë mashtrimin, po edhe më shumë i atyre që e kanë besuar vullnetarisht mashtrimin e saj.

Të ngjashme