Qeveria Kurti vetëm po prodhon kriza

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 02:11 | Nga Valon Syla

Qeveria Kurti tash e 4 muaj nuk po ofron më zgjidhje, por po prodhon kriza.

Krejt shtatori shkoi në luftë me sindikata dhe me inat dhe ofendime ndaj sindikalistëve? Kush humbi? Nxënësit.

I tërë tetori kaloi në shenjë krize dhe mosmarrveshje me aleatët dhe ofendime ndaj opozitës. Në fund kush humbi? Pozicioni unë u dobësua.

Tash nëntori po shkon me krizën e vetëkrijuar (alla rasti Agim Veliu) dhe rrezikun e madh ne veri. Kush po humb? Të gjithë ne sepse muajt po shkojnë ndërsa kryeministri dhe presidentja nuk janë duke krijuar vend stabil dhe me përparim, por jostabilitet dhe dramë. Plus po na ofendojnë të gjithëve.

O Albin, ja zgjidh probleme ja çel rrugë. Shko. Shko bonu profesor i filozofisë marksiste në Oslo se qeverisja nënkupton vendime dhe bashkëpunim. Ti as me ministra e këshilltarë tu nuk bashkepunon, le mo me Amerike e me opozite. Shko, ec!

Të ngjashme