Qeveria liron Bashkësitë Fetare dhe disa mallra nga tatimi doganor

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 09:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar ka aprovuar propozim-vendimin për lirim nga tatimi doganor për mallrat me kodet 0101 deri në 0106, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Kosova ka nevoje për import të kafshëve sepse ka mungesë.  

“Kosova sipas analizave ka nevojë për import të kafshëve sepse ka mungesë dhe reformat fiskale shkojnë në këtë drejtim”, tha Hamza.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimit për lirim nga tatimi doganor Bashkësitë Fetare të parapara me legjislacionin në fuqi për liritë fetare në Kosovë, raporton EO.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ka pasë kërkesë nga Bashkësitë Fetare që të trajtohen sipas praktikave të vendeve të botës dhe të lirohen nga tatimi doganor.

“Ne kemi pasë kërkesë nga Bashkësitë Fetare me i trajtu sipas praktikave të vendeve të botës me i liru nga tatimi doganor, ky lirim do jetë i kufizuar vetëm në sasinë e nevojshme. Kosova çmohet dhe me këtë theksohet edhe nga Bashkësitë Fetare dhe kërkoj të votohet ky vendim nga lirimi i tatimit doganor”, tha Hamza.

Të ngjashme