Qeveria merr vendim për fillimin e draftimit të statutit të asociacionit

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 14:50 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e radhës Qeveria ka vendosur  për fillimin e draftimit të statuti të asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se hartimi statutit të asociacionit do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë. Sipas tij, në këtë proces pritet të jenë të përfshirë edhe ndërkombëtarët.

Kreu i ekzekutivit shtoi se statuti do të hartohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës .

“Me qëllim të garantimit të konsistencës me dialog me Serbinë që ndërlidhet, kërkohet nga ekipi menaxhues në draftimin e koncept dokumentit kërkoj nga adminiteit dhe pushtetit lokal që kjo të ndodh”.

“Duhet të përpilohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe vendimin final për këtë e jep Gjykata Kushtetuese e Kosovës”.

“Duhet t’i ndihmojmë këtij ekipi, të gjitha këta mekanizma e kanë sjellë situatën se nuk ka më marrëveshje të bllokuar nga dialogu në Bruksel dhe marrëveshjet e mbetura si ajo energjisë, diplomave, kufijve, me pas mundësi me u zbatuar dhe me u hap rruga”.

Javën e kaluar presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj  kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit të këtij mekanizmi

Draftimi i statutit do të bëhet nga tre mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ.

Drafti final më pas do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese në dhjetor të vitit 2016 kishte vendosur që asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk është tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse.

BE i ka dhënë afat institucioneve që statuti të jetë gati brenda katër muajve, përderisa Lisa Serbe ka paralajmëruar se do ta formojë atë më 20 prill, marrëveshja u nënshkrua në gusht të vitit 2015.

 

Të ngjashme