Qeveria miraton një Rregullore – Haxhiu: Derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 12:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës e ka miratuar Projekt-rregulloren për Procedurat e Punës në Tryezat Multidisiplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rastit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo Rregullore është një nga gjashtë aktet nënligjore që derivojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, për të cilat Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjegjëse për draftimin e tyre.

“Kjo Rregullore trajton të gjitha çështjet specifike të cilat lidhen me vlerësim të rastit dhe ofrim të shërbimeve sociale dhe familjare për çdo fëmijë në nevojë sociale dhe përcakton përgjegjësinë që çdo komunë ka”.

Të ngjashme