Qeveria miraton Projektligjin për Automjetet

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 14:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar  Projektligjin e Automjeteve. Për këtë projektligj ka folur ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili tha se ky Projektligji është në përputhje të plotë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për eliminimin e të gjitha barrierave që pengojnë hyrjen e subjekteve të reja në treg dhe në mënyrë shprehimore përcakton obligimin për licencimin e më shumë subjekteve në secilën fushë që mbulon ky projektligj.

Ai tha se fushëveprimi ligjor i automjeteve është i rregulluar me Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

“Duke i pasur parasysh praktikat e vendeve të tjera të BE-së, ky ligj është ndarë në tri ligje: Ligji për Patentshofer dhe Ligji për Rregullat në Trafikun Rrugor, të cilat tanimë janë miratuar edhe nga Parlamenti i Kosovës, kurse Projektligji për Automjete e kompleton këtë pako të ligjeve. Me këtë ligj përcaktohen kushtet bazë të pajisjeve dhe instalimeve, të cilat duhen t’i kenë mjetet, dimensionet, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore e mjetit, si dhe kushtet, të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në komunikacion, kushtet për importim, kontrollimi teknik i automjeteve, regjistrimi i automjeteve dhe çështje të tjera”, tha ministri Zharku.

Ai theksoi rëndësinë e veçantë që i është kushtuar sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së ambientit me këtë ligj.

“Në kuadër të kësaj është paraparë kontrollimi teknik mobil, si shërbim shtesë mbi kontrollin e rregullt dhe periodik të automjeteve pjesëmarrëse në komunikacion dhe njëherit do të rritet monitorimi ndaj kualitetit të shërbimeve, të cilat i ofrojnë qendrat e kontrollimit teknik.

Sa i përket licencimit, për herë të parë në vendin tonë projektligji propozon licenca të përhershme për kontroll teknike por me kusht që gjatë gjithë kohës t’i përmbushin kushtet e parapara me ligj”, tha ministri Zharku.

lutfi-zharku

 

Të ngjashme