Qeveria miraton Rregulloren për fushat e përgjegjësisë së ministrive, ja cilat janë 16 ministritë

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

E drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

Kjo rregullore përcakton fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Dispozitat e kësaj rregulloreje obligojnë: Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Rregullorja përcakton përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Gjithashtu përkufizon se Qeveria ushtron pushtetin ekzekutiv në përputhje dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Rregullorja e re përcakton  përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga këto ministri:

1.      Ministria e Financave (MF);

2.       Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);

3.      Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS);

4.      Ministria e Mbrojtjes (MM);

5.      Ministria e Infrastrukturës (MI);

6.      Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

7.      Ministria e Shëndetësisë (MSH);

8.      Ministria e Drejtësisë (MD);

9.      Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA);

10.  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);

11.  Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

12.  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS);

13.  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI);

14.  Ministria e Pushtetit Lokal (MPL);

15.  Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK);

16.  Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR);

Të ngjashme