Qeveria miraton themelimin e strukturave për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 10:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e strukturave për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.

Kryeministri Albin Kurti tha se mandatin e kanë filluar duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Mandatin tonë qeverisës e kemi filluar duke qëndruar afër me qytetarët dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar përmes politikave të drejta e të guximshme të qeverisjes me duar të pastra”.

“Rezultatet tona i ka konfirmuar edhe “Transparence internacional” me indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Republika e Kosovës ka shënuar progres për 20 vende në dy vitet e fundit. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë” tha Kurti.

Kurti mes tjerash tha se do të formohet edhe komisioni ministror i udhëhequr nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ky komision do të udhëheqet nga ministri i Financave, Hekuran Murati me ministrat anëtarë: Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli. Bashkë do të haratojnë planin e veprimit deri në dhjetor ndërsa në qeveri do të votohet në fund të vitit” tha Kurti.

Të ngjashme