Qeveria e Kosovës ka miratuar një pjesë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike prej 10 milionë euro, si mbështetja për likuiditetin familjarë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta.
Madje sipas tij, njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale.
“Përmes këtij vendim-propozimi, Ministria e Financave propozon ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht mbështetja për likuiditetin familjar”.
“Me anë të kësaj mase mbështesim amvisërinë pra familjet duke u subvencionuar me kredi konsumuese ashtu që ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale. Mjetet e ndara për këtë masë merren nga Programi i Ringjalljes Ekonomike. Kemi filluar takimin me akterë të interesit lidhur me operimin dhe racionalizmin e kësaj mase, andaj pritet që shumë shpejtë zbatimi dhe subvencionimi i saj”.
Ditë më parë, ishin marr disa vendime që kanë të bëjnë për ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga Covid-19, ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor dhe ndihmë për lehonat.