Qeveria ndan 20 mijë euro për familjet e dy policëve Trena dhe Dashi

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim të ndajë 20 mijë euro për familjet e dy policëve që u aksidentuan para dhjetë ditësh në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se të dy familjeve do tu ndahen nga 10 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

“Propozoj që të ndahen nga 10 mijë euro  për secilën familje për zyrtarët e rënë. Këto mjete propozohen të ndahen nga kategoria e shpenzimeve të rezervës”.

Policët Armend Trena e Malsor Dashi pësuan aksident mbrëmjen e së shtunës së 28 prillit, kur po lëviznin me veturën zyrtare të policisë. Ata u aksidentuan në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në lumin Lepenc.

Vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Trupi i pajetë i policit Malësor Dashi u gjet javën e kaluar në kilometrin e 5-të në hyrje të Hanit të Elezi nga vend i aksidentit në lumin Lepenc.

Ai u varros më 4 maj me nderime të larta shtetërore, raporton EO.

Kurse trupi i Armend Trenës u gjet  u gjet dje 6 – kilometra vendit ku ndodhi asindeti. Siç kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale, varrimi i policit do të bëhet këtë pasdite në orën 16.

Të ngjashme