Ndahen një milion € për sëmundjen e gjedheve

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 11:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve gungore të lëkurës së gjedhit.

Mjetet financiare që janë ndarë për këtë çështje janë mbi 1 milion euro.

Me këtë rast, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë fond janë paraparë edhe mjetet për kompensimin e fermerëve për gjedhët e humbura.

Nga kjo sëmundje janë prekur 156 ferma si dhe 2609 gjedhë.

Të ngjashme