Qeveria ndërron kryesuesin e Bordit të Postës

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

  • Ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti.
  • Ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.
  • Ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit. Pikat tjera të Vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara.

Të ngjashme