Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë sot 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UCK-së, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme është formuar edhe Këshilli organizues për këtë ngjarje.
Kryesues i këtij Këshilli do të jetë Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes, kryetrari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.