Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin mbi Arritjet dhe Sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky raport praqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj shtoi se kjo është hera e parë që përgatitet një raport i tillë. Ai bëri të ditur se raporti do tu dërgohet deputetëve të Kuvendit ku do të kenë mundësi të shohin të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.
“Qeveria i ka dorëzuar raportin edhe BE-së në takimin e dytë për zbatimin e MSA-së. Shpreh gjendjen aktuale, është struktura në mënyrë që të reflektojë në progresin dhe sfidat. Paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.
“Është praktikë e re, është hera e parë që është përgatitur, do t’i paraqitet edhe Kuvendit, deputetët do të kenë mundësi të dinë në detaje, rrjedhën sfidat. Është një e arritur e mirë, vjen edhe pas raportimit të presidentit për dialogun politik, Qeveria e respekton transparencën dhe parlamentin e vendit”.