Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaron se kjo është hera e pestë që i është ndaluar hyrja në Kosovë drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, transmeton EkonomiaOnline.
“Gjëja më e çuditshme në këtë situatë është se ky ndalim ndodh vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje në mënyrë eksplicite Prishtinës që të respektojë marrëveshjet dhe të lejojë Petkoviqin të vizitojë Kosovën dhe Metohinë”, tha kryeministrja Brnabiq, shkruan Novosti.
Brnabiq ka theksuar se sjellja e tillë arrogante dhe “e paqytetëruar e institucioneve të përkohshme në Prishtinë, e cila përsëritet vazhdimisht, nuk çon më në asgjë”.