Qeveria shfuqizon vendimin e 2020-ës për përbërjen e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendime të vitit 2020 për përbërjen e Bordit drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Sipas kryeministrit Albin Kurti, me këtë vendim i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së.

Në Bordin e mëhershëm anëtarë ishin disa ministra. Bordi ishte jofunksional që nga ardhja e Qeverisë Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka arsyetuar vendimin për “shkak të ndryshimit të rrethanave ligjore dhe faktike që kanë çuar te pamundësia e funksionimit të Bordit të FSSH-së”.

“Me këtë vendim i hapim rrugë një përbërjeje të re në bordin për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme