Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se qeveria do të do të sigurojë hotele për të strehuar të prekurit nga tërmeti.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se familjet e prekura nga tërmeti nuk do të kalojnë dimrin as në qiell të hapur e as në tenda, por në kushte optimale.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”, ka shkruar Rama.
Nga tërmeti i sotëm në Shqipëri numri i viktimave ka shkuar në 21, derisa raportohet për mbi 600 të tjerë të lënduar.