Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets është takuar sot me kryetaren e sapo zgjedhur të Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin Kosovës Njomza Emini, njoftomn kumtesa nga Kuvendi i Kosovës.
Viets, me këtë rast . shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.
Kryetarja e Komisionit falënderoi ambasadoren Viets mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të GIZ-it për Kuvendin e Kosovës, posaçërisht Komisionin për Integrime Evropiane.