Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që ta implementojë granitin qeveritarë për komunat e Kosovës, me konfirmimin e kryetarëve. Ky grant ka për qëllim mbledhjen e parasë publike për investime komunale.
Ndarja e mjeteve financiare nuk do të bëhet në baza politike e etnike, kështu ka thënë për Ekonomia Online, Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai kërkoi që mashtrimet që janë bërë nga qeveritë e kaluara të eleminohen. Siç tha ai, do të ketë ndarje të barabartë të mjeteve financiare për të gjitha komunat.
“Kemi pasur një takim me ministrinë e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ku të gjithë kryetarët e kanë përkrahur iden e re të qeverisë rreth krijimin të një granti për komuna. Granti do të thotë mbledhja e parasë publike e cila menaxhohet nga ministritë e linjes e cila është e dedikuar për investime komunale që të shkojnë në një thesë të përbashkët. Duke u bazuar në kritere të bëhet shpërndarja nëpër komuna”.
“Nuk do të kemi ndarja të mjeteve financiare në baza politike e etnike. Ne kemi bërë kërkesë të tillë në qeveritë të kaluara, shpresojmë që Qeveria e re me krijimin e një granti të tillë për komunat, hilet të cilat kanë ndodhur në të kaluarën të eliminohen”.
“Do të kemi një shpërndarje të barabart të mjeteve financiare të taksave të qytetarëve nëpër komunat e Kosovës”, u shpreh Ibrahimi.
Pas formimit të këtij granti, për të cilin nuk dha data, Ibrahimi tha se do të bëhet studimi i fizibilitetit. E në këtë mënyrë siç tha ai do të bëhen investime të drejtpërdrejta, raporton EO.
“Më formimin e këtij granti duhet të bëhen studimet e fizibilitetit apo të identifikohen nevojat për investime kapitale. Shpresojmë dhe besojmë që investimet që duhet të bëhen nëpër komunat të jenë kërkesat të drejtpërdrejta”.
“Me fillimin e implementimit të grantit, cdo mjet dhe përkrahje buxhetore do të bëhet në bazë të nevojave të komunave”, ka thënë Ibrahimi.