Qeveria themelon Këshillin e Turizmit

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 09:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit të Turizmit të Kosovës, i cili do të udhëhiqet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe do të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këshilli ka për qëllim rritjen e numrit te turistëve në Kosovë, zhvillimin e turizmit dhe promovimin e tij, raporton Ekonomia Online. Valbone Dushi do të jetë kryesuese e Këshillit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdën e përpjekjeve të përgjithshme të Qeverisë për të përmirësuar zhvillimin e turizmit dhe për të mundësuar rritjen ekonomike në Kosovë, në pajtim me programin e Qeverisë, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Raportin e Progresit 2016 për Kosovën, është e angazhuar në mënyrë aktive për zhvillimin e politikave turistike dhe ka për qëllim përmirësimin e ofertës turistike dhe rritjen e numrit të turistëve në Kosovë”.

“Themelimi i këtij këshilli, synon përfaqësimin e të gjithë aktorëve kryesor që ndërlidhen me zhvillimin e turizmit. Baza ligjore për themelimin e Këshillit të Turizmit është Ligji 04/L 176 për turizmin i cili parasheh themelimin e Këshillit të Turizmit në përbërje të 7 anëtarëve dhe dy anëtarëve vëzhgues, të cilët janë të përfaqësuar nga ministritë e linjës për zhvillimin e turizmit”.

“Roli i këtij Këshilli është ngritja e dialogut dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, me synim të propozimit të politikave dhe planeve për zhvillimin e turizmit, promovimin e Këshillit, këshillimin dhe dhënien e rekomandimeve për MTI-në, si dhe zhvillimin e standardeve turistike dhe hoteliere për ngritjen e cilësisë së shërbimeve”.

Të ngjashme