Qeveria u dërgon Forcat Speciale studentëve në Kumanovë: Këtu është Maqedoni

Prishtinë | 17 Maj 2026 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Pushteti në Shkup dje ka hequr çdo maskë. Në vend që të zgjidhë kërkesën e drejtë të studentëve për gjuhën shqipe, qeveria ka zgjedhur gjuhën e forcës dhe frikësimit, shkruan ShqipExpress.

Forcat Speciale kanë zbritur në Kumanovë, të shoqëruara me mesazhe të rrezikshme dhe shoviniste nga aparati shtetëror: “Këtu është Maqedoni, le ta dinë të gjithë”. Ky nuk është rend dhe siguri, ky është një provokim i pastër dhe kërcënim i hapur ndaj shqiptarëve!

Studentët kërkojnë të drejta me libra në duar, ndërsa shteti u përgjigjet me policë të maskuar e të armatosur. Ndërkohë, ministrat shqiptarë të VLEN-it heshtin përballë këtij terrori policor mbi popullin e tyre, vetëm për të mos humbur karriget.

Të ngjashme