Kryesia e SPERTK-së ka takuar sekretarin e VV-së, Kreshnik Ahmeti.
Kryesia ka kërkuar që Qeveria e re të t’i fillojnë procedurat për miratimin e ligjit të ri për RTK-në sa më parë. Po ashtu, SPERTK ka kërkuar që objekti ku gjendet Radio Kosova t’i kalojë në pronësi RTK-së, gjë të cilën mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i SPERTK-së, Gëzim Bimbashi, së bashku me anëtarët Blerim Ruhani dhe Fejsal Shasivari kanë zhvilluar një takim me sekretarin e VV-së, Kreshnik Ahmeti.
Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së SPERTK-së kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që t’i fillojnë procedurat për miratimin e ligjit të ri për RTK-në sa më parë. Po ashtu, SPERTK ka kërkuar që objekti ku gjendet Radio Kosova t’i kalojë në pronësi RTK-së, gjë të cilën mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës.
Drejtuesit e SPERTK-së e njoftuan Ahmeti për kushtet e rënda në të cilat punojnë kolegët tanë në objektin ekzistues, si dhe kërkuan që sa më parë të kompletohet Bordi i RTK-së nga Kuvendi.
SPERTK po ashtu kërkoi që derisa të miratohet ligji i ri, RTK të funksionojë me formën e buxhetit aktual.
Sindikata në ditët në vijim do të zhvillojë takime edhe me krerët institucionalë, me kryetarë të partive politike dhe me deputetë të Kuvendit.