Në kuadër të vizitave të cilat po i bënë drejtori ekzekutiv i KLGI-së, Besnik Tahiri së bashku me ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, nëpër komuna, ata u takun edhe me kryetarin e Parteshit, Dragan Nikoliq.
Nikoliq ka mirëpritur këtë vizitë duke thënë se qeverisja lokale është prioritet për komunën e Parteshit, raporton Ekonomia Online.
Në anën tjetër ambasadori Per Strand Sjaastad tha se qeveria norvegjeze e cila është që 15 vjet në Kosovë ka ndihmuar në sektorin politik dhe atë ekonomik.
“Ka një kohë që kemi kontakte me të gjitha institucionet dhe bashkësitë e komave. Është kënaqësi që edhe drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka kontakte me këto komuna dhe do të jenë pjesë e programeve për qeverisje lokale. Këto lloje të programeve janë të pranueshme dhe Norvegjia do t’i përkrahë”, ka thënë ambasadori norvegjez.
Po ashtu, gjatë ditës Ambasadori i norvegjez, Per Strand Sjaastad, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, kanë takuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Ambasadori norvegjez këto vizita po i bënë për t’u informuar nga afër me sfidat dhe progresin e komunave.