Qindra qytetarë të Mitrovicës i janë bashkuar thirrjes për marsh për Astrit Deharin.
“Drejtësi” është kërkesa kryesore edhe këtij marshi që po mbahet në qytetin verior të Kosovës.
Astrit Dehari vdiq në qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor. Rezultati i raportit të autopsisë dhe hetimet e deritanishme thonë se ai vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar me mjet të fortë.
Familja Dehari, avokati i saj Tomë Gashi si dhe Lëvizja Vetëvendosje pjesë e së cilës ishte 26 vjeçari nuk po i besojnë këtij versioni. Sipas tyre bëhet fjalë për vrasje të dhunshme.
Shoqëria civile dje është bashkuar në një letër që ka nisur organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me kërkesën për veprim urgjent, meqë konsiderojnë se të ndjerit i janë të drejtat elementare të të drejtave të njeriut të garantuar nga Konventa Evropiane.