Më shumë se 600 persona kanë aplikuar për t’u bërë të burgosur testues të një burgu të ri të hapur në Cyrih, i cili ka kapacitet për 241 të burgosur të paraburgosur.
Vullnetarët e suksesshëm do të përjetojnë kushte reale burgu midis 24 dhe 27 marsit. Të burgosurve do t’u duhet të dorëzojnë pajisjet elektronike, duke përfshirë celularët, dhe do t’u ofrohen menutë hallall, vegjetariane ose mishi.
Autoritetet kantonale dolën me idenë e pazakontë për t’i bërë objektit dhe stafit një test përpara se burgu të fillojë të marrë të burgosur të vërtetë në prill.
Disa nga gardianët dhe personeli tjetër janë rekrutuar rishtazi. Afati i fundit për të dalë vullnetar si i burgosur skadon në fund të këtij muaji.
Por, gazeta Le Temps raporton se numri i aplikimeve nga njerëzit që jetojnë në kanton është tashmë gati trefishi i kapacitetit të burgut, përcjell tutje albinfo.ch