QKMF-ja e Suharekës bëhet me kombibus për pacientët me hemodializë

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 13:46 | Nga

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare  në Suharekë, sot është paisur me një automjet (kombibus) i cili do të shërbejë për bartjen e pacientëve me hemodializë deri në Prizren. Ky automjet është i ri (2017) dhe është blerë me mjete të buxhetit komunal, prandaj kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj, çelsat solemnisht ia dorëzoj drtejtorit të QKMF-së, z. Milit Elshanit.

Komuna e Suharekës ka rreth 40 pacientë me hemodializë, ndërsa nevojë për bartje kanë rreth 28 pacientë. Kryetari Asllanaj, ka vizituar edhe ambientët ku bëhën analizat e gjakut si dh qendrën e emërgjencës në QKMF.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme