QKUK ka njoftuar se autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dje taksitë nuk do të lejohen të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.
“Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.”
Sipas QKUK’së ky vendim është marrë për ta përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen brenda oborrit.
“Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë.”
“Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.”