Quni: Së shpejti do të anëtarësohemi me të drejta të plota në konferencën e Kartës së Adriatikut

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:03 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë kanë përmbushur me sukses aktivitetet e parapara për vitin 2020, përkundër shkurtimit të buxhetit dhe pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Quni në konferencën e fundvitit, ka përmendur disa prej të arriturave të ministrisë që drejton, ku njëra ndër to ka qenë edhe pjesëmarrja në konferencës e Kartës së Adriatikut, ku ka shprehur bindjen për anëtarësim të plotë në këtë konferencë së shpejti.

 “Avancuam me sukses edhe tranzicionin dhe krijimin e kapaciteteve të para të mbrojtjes së territorit. 400 ushtarë të rinj, duke ngritur përqindjen e gjinisë femërore në 10 përqind”

“Kemi realizuar procesin e përzgjedhjes së gjeneratës së kateteve 2024. Krahas planit të arsimit brenda vendit kemi pasur suksese edhe ndërkombëtare.

“Kemi përfaqësuar ministrinë në konferencën e Kartës së Adriatikut ku shpresojmë që së shpejti të anëtarësohemi me të drejta të plota. Objektivi ynë është që të zhvillojmë forcat tona në angazhimin e forcave të përbashkëta paqe ruajtëse”, tha Quni.

Ai po ashtu theksoi se FSK-ja, për të nëntën herë është shpallur institucioni më i besuar nga qytetarët.

Të ngjashme